Categories: Lajme

Çfarë po ndodhë në KEK? Bie edhe Blloku A5, derisa drejtori përgjegjës Luigj Imeri tallet me deklaratat e VV-së për sabotazhe

Derisa po vazhdon kriza energjetike në vend e qytetarët po përballen me reduktime të ashpra, Korporata Energjetike e Kosovës po dështon të ofrojë kapacitetet e saj nga prodhimi vendor.

Përveç problemeve në “Kosovën B” ku jashtë prodhimit e ka një bllok prej 250 megavate orë energji elektrike, tani nga sistemi ka rënë edhe “Blloku A5” i “Kosovës A”. Derisa në dy blloqet tjera, A3 dhe A4 janë paraqitur probleme teknike. Blloku A3 i “Kosovës A” aktualisht ka rrjedhje te hidrogjenit në gjenerator e po ashtu edhe ne Blloku A4 ka rrjedhje dhe telashe të tjera teknike.

E përkundër kësaj që qytetarët po përballen me reduktime të shumta deri në 8 orë në ditë minimumi, njëri nga përgjegjësit kryesor të Korporatës, Luigj Imeri që është drejtor Operativ i KEK-ut, gjen kohë të tallet në Facebook duke ironizuar me deklaratat e zyrtarëve të VV-së.

Ai dje ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook duke publikuar një fotografi në KEK me mbishkrimin “Unë dhe sabotuesi”.

Ky ironizim është bërë duke iu përgjigjur të gjithë atyre që kritikuan se problemet në KEK janë për shkak të sabotazhes që po bëhet aty.

Luigj Imeri në vitin 2019 u emërua nga kryeministri Albin Kurti, kryeshef ekzekutiv i KEK-ut. Kurse tani pas marrjes së pushtetit për herë të dytë, qeveria Kurti ka emëruar kryeshef ne KEK,  Nagip Krasniqin, i afërt me partinë Vetëvendosje.

Ishte ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ajo qe e para ngriti dyshimet për sabotozh në KEK.

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ministrja e Ekonomisë, ka thënë se përflitet se ka pasur raste, kur është ndalur me qëllim prodhimi i rrymës në blloqe për interesa të caktuara.

Sipas saj, një gjë e tillë ka mundur të ndodh edhe gjatë verës dhe siç thotë ajo ka pasur raportim në polici për këtë çështje.

“Ka pasur raste në të kaluarën kur është përfolur që edhe për arsye se dikujt i konvenon që blloku të ndalet e të ndizet prapë për shkak të lëndës së parë që duhet të blihet shtesë, përflitet ose janë thashetheme që nuk mund t’i them me saktësi, që janë ndalë blloqet për shkak të neglizhencës, ose gabimit njerëzor me qëllim, ka ardhur deri te ndalja e një blloku në mënyrë që të ketë përfitime të tilla. Ne në fakt kemi pasur një dyshim, në radhë të parë te Bordi i KEK-ut, që një gjë e tillë ka mundur të ndodhë edhe gjatë verës dhe ka pasur raportim në polici dhe në hetuesi në të kaluarën”, ka deklaruar Rizvanolli.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago