Categories: Lajme

Buzhala: Lumiri e Memli pengje të Albin Kurtit, deputetë të devotshëm të LVV-së

Pas vizitës së ambasadorëve të QUINT-it me krerët e shtetit, ku u diskutua për referendumin e Serbisë, ka reaguar edhe gazetari Berat Buzhala.

Ai tha se Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku janë bërë pengje të kryeministrit Kurti.

Në një postim në Facebook, Buzhala ka shkruar se Kurti e ka fuqinë t’i manipulojë dhe t’i fusë në kurthe patriotike ata.

“Keta dy djemte e ri tashme jane te marrun peng prej kesaj qeverie dhe prej kesaj shumice. Albin Kurti e ka fuqine dhe shkathtesine me i manipulu, duke i fute kishe ne kurtha patriotike te natyres: A jeni me mu a me Serbine“, ka shkruar Buzhala.

Postimi i plotë:

Servisi me i ri i Albin Kurtit:

Keta dy djemte e ri tashme jane te marrun peng prej kesaj qeverie dhe prej kesaj shumice. Albin Kurti e ka fuqine dhe shkathtesine me i manipulu, duke i fute kishe ne kurtha patriotike te natyres: A jeni me mu a me Serbine.

Degjoni djalosha: Qe nje vjet Kurti e Osmani po tregojne, po ju mbajne juve ligjerata, qysh me krejt boten i kemi punet mire, qysh kane zhvillu takime dhe kane prite mysafire nga mbare bota, qysh me ne fund qytetaret jane ne duar te sigurta, sepse po shteti po udhehiqet prej politikaneve te ditur dhe te ndershem. Tash, nese puna eshte keshtu, pse keta udheheqes te shtetit duhet me e pru punen kaq ngushte, qe na me dale kunder bashkesise nderkombetare, ose qysh keta udheheqes e kane pru punen qe Kuinti me qene ‘pro interesave te Serbise” e kunder atyre te Kosoves? A thane Kurti e Osmani qe me Ameriken e kemi lidhe punen pyke? A thane qe qe tash shkoi Grenelli e erdh Bajdeni, e tash me Ameriken nuk ka Zot qe na prishe? Ne anen tjetri Lumiri e Memli si deputet te devotshem te LVV’se nuk e çelin zanin e gojes per krejt keto zhvillime, por thjeshte dalin kunder Kuintit e pro Kurtit. Ketu nevojitet te thuhet vec nje fjali per qeverine dhe presidencen: Mos na prishni me Ameriken edhe mos e leni referendumin ne Kosove. Nuk ka mes.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

3 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

7 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

12 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

13 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

13 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

14 orë ago