Categories: Lajme

Bolton: Shkëmbimi territorial nuk ishte ideja ime, ja kush e kërkoi nga Kosova e Serbia

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, ka folur në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim.

Bolton pranon në njëfarë mënyre se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën tha se ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra.

Bolton ka treguar gjithashtu edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim se mendoja se duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin rus duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e luftës së ftohtë. në radhë të parë ishte Ukraina në rrezik, së pari të flisja me Bjellorusinë që të mos abstrogohej nga një Rusi e Madhe. Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshje të pazgjidhura, tokë pjellorë për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin Maqedoninë ishte arritje e madhe.

Mendova të shikonim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbi mes Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova nga jashtë. Më shqetëson se nga këto takime do ishte një mundësi për fotografi dhe jo më shumë se aq. Takimi dështoi edhe për foto. Duke qenë i vëmendshëm për ndërhyrjet ruse, për mua, amerikën por edhe europianët duhej vëmendje ndaj situatës. Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën. Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontraverse brenda dy vendeve.

Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, tha Bolton.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

11 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago