Categories: Lajme

Berat Buzhala i komenton Kurtit: Pse nuk bisedon me Mimoza Kusarin, ajo ishte pjesëmarrëse në privatizimin e distribucionit?

Gazetari Berat Buzhala, ka reguar në postimin e kryeministrit të vendit Albin Kuti, i cili ofroi dy zgjidhje për qytetarët në ballë të krizës energjetike në të cilën ndodhet Kosova.

Kurti filloi të fajësonte qeveritë e kaluara për gjendjen e rëndë, e pastaj edhe privatizimin, duke lënë kështu dy zgjidhje të vetme për qytetarët.

‘’Ose reduktime të energjisë elektrike, ose shtrenjtim të saj’’, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

E për këtë reagoi gazetari Berat Buzhala, i cili pyeti Kurtin se përse nuk flet me kryetaren e grupit parlamentar Mimoza Kusarin, duke thënë se ajo ishte pjesëmarrëse në privatizimin e rrjetit të distribucionit.

‘’ Zoti kryeminister pse nuk po bisedon me shefen e grupit parlamentar te Vetevendosjes, Mimoza Kusarin, si pjesemarrjese direkte ne privatizimin e rrjetit te distribucionit? A eshte edhe ajo pjese e strukturave kriminale te qeverive te kaluara? Ajo ka qene ministre ne disa qeveri, madje me pozita kyçe’’, shkroi Buzhala.

Përvec Buzhalës, edhe qytetarë të shumta kritikuan Kurtin për menaxhimin e kësaj krize, duke thënë të mos fajësoj qeveritë e kaluara por të gjej një zgjidhje adekuate.

Kujtojmë se ndaj Mimoza Kusarit ishte konfirmuar aktakuza për rastin e hidrocentraleve. Për këtë rast, katër ish-ministrat: Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq, si dhe 15 persona tjerë po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, me rastin e privatizimit të distribucionit të shpërndarjes së Korporatës Energjetike të Kosovës.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

12 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago