Categories: Lajme

Bëhuni gati: Nga nesër fillon ‘acari’, ja deri në sa centimetra pritet të arrijë trashësia e borës

Një ciklon i fuqishëm nga Italia pritet të përplaset në drejtim të Greqisë dhe pritet të kushtëzojë reshje bore sidomos në territorin e Republikës së Kosovës, ku priten edhe intervale me reshje të dendura bore.

Temperaturat nga nesër pritet të shënojnë ulje të ndjeshme dhe po ashtu priten erëra të ftohta veriore.

Skenar i vërtetë dimëror ditëve të ardhshme pritet sidomos në viset kodrinore-malore të rajonint, por edhe shumë ultësira të Republikës së Kosovës, Luginës së Preshevës dhe disa ultësira të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Në këto vise kodrinore- malore priten reshje bore deri në 30 cm, madje erërat veriore pritet të kushtëzojnë edhe stuhi bore dhe fërfëllazë të fortë dimërore duke krijuar edhe orteqe bore.

Edhe nëpër ultësira të Kosovës pritet që trashësia e borës të krijohet nga 5 deri në 15 cm., madje në disa vise deri në 20 ose 25 cm.

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së martë, por do të vijnë duke u dobësuar gradualisht. Reshje bore priten në Kosovë, veriun, lindjen dhe qendrën e Malit të Zi, Luginën e Preshevës, verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë si dhe perëndim, veriperëndim dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut, lokalisht edhe në disa vise tjera, por prapëseprapë nuk priten reshje gjithëpërfshirëse.

Shumë pjesë të Shqipërisë dhe disa ultësira të Maedonisë së Veriut pritet të mbesin pa rreshje bore.

Stuhi mjaft të fuqishme shiu e bore pritet të përfshijnë Greqinë dhe Bullgarinë me reshje shumë të dendura shiu e bore. Pas Greqisë cikloni pritet të përfshijë territorin e Turqisë duke sjellur edhe atje reshje të fuqishme shiu e bore, shkruan MeteoBallkan

Pas largimit të ciklonit në drejtim të Greqisë dhe Turqisë nga e marta do të fillojë vendosja e masave të fuqishme ajrore anticiklonike në territoret tona.

Për këtë arsye nga e mërkura na presin disa ditë kryesisht të thata, por shumë të ftohta dhe me minuse të thella gjatë netëve dhe mëngjeseve. Bazuar në ecuritë aktuale sinoptike ky i ftohtë nuk do të zgjasë shumë dhe që nga fundjava e ardhshme moti pritet të zbutet, por kjo mbetet të shihet.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

55 minuta ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

5 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

10 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

11 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

11 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

12 orë ago