Categories: Lajme

Arben Vitia në krye të ShSKUK-së?

Valbon Krasniqi jozyrtarisht mësohet se i ka ditët e numëruara si drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK-së).

Atë pritet të shkarkojë nga ky post, bordi i këtij institucioni, i përbërë nga 7 anëtarë.Në vend të tij pritet të emërohet, Arben Vitia.Ky i fundit ishte Ministër i Shëndetësisë. E la postin për t`i hyrë garës për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së.

Dështoi. U mposht nga Përparim Rama i LDK-së në balotazh. Aktualisht Vitia nuk ka ndonjë funksion të lartë publik, përpos të asamblistit në Komunë të Prishtinës.

“Front Online” ka kontaktuar me njërin nga anëtarët e bordit të SHSKUK-së për ta pyetur lidhur me këtë ndryshim.Megjithatë, doktori Xhevat Jakupi ka mohuar gjithçka.“Nuk e di ku e keni marrë këtë informacion. Deri tash nuk është diskutu largimi i Valbon Krasniqit”, u shpreh Jakupi, anëtar i bordit.Portali ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtori aktual i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Përndryshe, Krasniqi është infektolog me profesion dhe në krye të SHSKUK-së ka ardhur vitin e kaluar, kur Qeverinë e ka udhëhequr Avdullah Hoti i LDK-së.

SHSKUK është institucion shëndetësor, i cili përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në sektorin publik.Ai menaxhon me këto institucione vendore, si vijon:1. Qendren Klinike Universitare të Kosovës,
2. Qendren Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës,
3. Qendren Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë,
4. Qendren Kombëtare të Mjekësisë Sportive,
5. Qendren Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut,
6. Qendren Kombëtare të Telemjekësisë,
7. Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë,
8. Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan,
9. Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,
10. Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë,
11. Spitalin e Përgjithshëm në Prizren,
12. Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj,
13. Spitalin e Përgjithshëm në Vushtrri,
14. Qendrat e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në Bashkësi,
15. Qendren për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronikë Psikiatrik në Shtime.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

5 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

9 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

14 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

15 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

15 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

16 orë ago