Categories: Lajme

Ambasadori gjerman mesazh Kurtit: U zgjodhët për rezultate, jo për deklarata

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde në një intervistë për “Euronews Albania”, ka folur për çështjet më të nxehta me të cilat përballet Kosova.

Diplomati gjerman siguroi mbështetjen ndaj qeverisë Kurti, ndërsa theksoi se kjo e fundit duhet të bëjë hapa konkretë sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë dhe të mos mbetet vetëm në kuadrin e deklaratave.

“Mendoj se Përfaqësuesi Special Lajçak po bën ç’është e mundur për të ndërmjetësuar një marrëveshje dhe ne u kërkojmë të dyja palëve të ulen në tavolinë, të përpiqen të gjejnë një kompromis, sepse në fund të fundit, qytetarët duan rezultate.

Kjo është edhe arsyeja pse u zgjodh kjo qeveri, për rezultate, jo deklarata”, u shpreh diplomati gjerman.
Ai tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por theksoi se brenda BE nuk ka unanimitet për këtë çështje.

“Problemi qëndron tek disa shtete skeptike. Ne, sikurse edhe Komisioni Evropian e dimë që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme. Është mirë që qeveria tani është angazhuar edhe me shtetet skeptike dhe mendoj se do të vijë. Ka zgjedhje në disa shtete evropiane dhe unë mbetem optimist”, tha ambasadori Rohde.

Diplomati gjerman komentoi edhe nismën “Open Balkan”, e cila sipas tij nuk është gjithëpërfshirëse, ndaj në këto kushte ai mbështet Procesin e Berlinit.

“Procesi i Berlinit është përfshirës. Nëse i tillë është edhe ‘Open Balkans’ nuk e kam parë këtë ende. Kam parë që tri shtete nuk marrin pjesë dhe kjo është një çështje e hapur.

Kryesore është që Procesi i Berlinit është proces përfshirës. Fatkeqësisht nuk ka prodhuar ende shumë përparim, edhe për shkak të konfliktit në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ne po shpresojmë ta tejkalojmë këtë”, u shpreh ambasadori gjerman.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

5 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

9 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

14 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

15 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

15 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

16 orë ago