Categories: Lajme

Aleksandër Vulin përfundimisht në Listën e Zezë të SHBA-ve!?

Ky krlm masiv i frocave serbe u bë përfundimisht guri i provës që bashkësia ndërkombëtare të thirrte konferencën ndërkombëtare të Rambujesë, ku përfundimisht pas refuzimit të Serbisë për marrëveshje, u vendos bombardimi i forcave serbe dhe caqeve strategjike të saja nga NATO-ja.Për SHBA-të, mohimi i krimeve nga qeveritarë serb, nënkupton ‘madhërimin’ e krimeve serbe, e papranueshme për demokracinë, dhe kulturën perëndimore.

Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandër Vulin, përfundimisht do t’i takojë ligës së Listës së zezë të SHBA-ve! Në ligën e kampionëve botërorë dhe europian të krimit të organizuar, dhe si minues i demokracisë dhe përhapës apo krijues të destabilitetit.

Ministri Vulin, e ka quajtur të premten masakrën e Reçakut sërish “trillim”. Ai komentet i ka bërë gjatë vizitës në një lokacion afër Nishit, ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak.

Propaganda serbe

Në kundërshtim me masakrën nga më të mëdhatë kundër njerëzimit, si është cilësuar nga OSBE-ja në vitin 1999, kur ajo ka ndodhur në Kosovë, Vulin tha: “pretendimi për masakrën është një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”.

Ky deklarim i tij është akuzë e hapur e pabazë ndaj perëndimit, se SHBA-ja dhe Europa kanë mashtruar, kur e kanë vlerësuar atë si masakër dhe krim kundër njerëzimit, e cila është kryer nga forcat e Serbisë, të cilat udhëhiqeshin nga presidenti i saj, Millosheviçi, që përfundoi në Hagë i akuzuar për krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe Bosnje.

Masakra e Reçakut, u krye nga forcat serbe me 15 janar 1999, duke vrarë 45 civilë shqiptarë, disa prej të cilëve ua gjymtuan trupat, dhe ua këputën kokat.

Ngjarjet tragjike, serbët prisnin koka

Sipas raportimeve të kohës, të bazuara në rrëfimet e dëshmitarëve të mbijetuar, krimet filluan të ndodhnin në mëngjesin e hershëm të 15 janarit, rreth orës 6.30 minuta, kur forcat serbe me artileri të rëndë nisën granatimin e fshatit, nga katër pozita strategjike, vendet e quajtura “Pishat”, “Gështenjat”, “Rrasa e Çallakut” dhe nga “Çesta” përmbi Reçak. Goditjet artilerike u pasuan me sulme të dejtpërdrejta nëpër shtëpi, duke hyrë këmbësoria, ndërsa shumica e fshatarëve kishin filluar t’i braktisnin shtëpitë me shpresë që të shpëtonin duke ikur drejt malit dhe përrojeve.

Me veprime të shpejta të forcat policore serbe dhe paramilitare, fillojnë t’i zënë banorët, që ende nuk kishin arritur t’i braktisnin shtëpitë. Viktma e parë besohet të jetë Banush Azem Kamberi, i zënë në oborrin e shtëpisë, familja e të cilit kishte arritur të largohej më parë, Atë pas keqtrajtimit e ekzekutojnë në oborrin e fqiut të tij Rashit Rashiti, dhe menjëherë pas vrasjes ia këpusin kokën. Frocat serbe, të culave iu ishin bashkuar edhe banorët serb, vazhduan me ndjekjen e shqiptarëve, djegien e pronave, shtëpive dhe shkatërrimin masiv. Kulmi i kësaj tragjedie ndodhë në shtëpinë e Sadik Osmanit, familja e të cilit së bashku me familje të tjera ishin strehuar në bodrumin e shtëpisë dhe në ahurin e lopëve të tij për t´i shpëtuar granatimeve të artilerisë së rëndë. Kriminelët pasi gjurmojnë strehimin e banorëve të fshatit në këtë shtëpi, fillimisht nga largësia gjuajnë me armë dhe e vrasin plakun Nazmi Nuha, duke vijuar me rrethimin e shtëpisë së familjes Osmani.

Nga dy vend strehimet, tek i pari në bodrum ku ishin kryesisht gra e fëmijë i nxjerrin meshkujt, po ashtu edhe nga ahuri, dhe pasi i rrahin dhe i keqtrajtojnë i nisin rreth 30 veta në kolonë drejt vendit “Gropa e Bebushit”, ku në ecje e sipër i ekzekutojnë 24 veta. Me vrasjet e kryera në rastet tjera gjatë ditës, numri arrin në 45 viktima.

Ky krim masiv i frocave serbe u bë përfundimisht guri i provës që bashkësia ndërkombëtare të thirrte konferencën ndërkombëtare të Rambujesë, ku përfundimisht pas refuzimit të Serbisë për marrëveshje, u vendos bombardimi i forcave serbe dhe caqeve strategjike të saja nga NATO-ja, përfshirë trupat e saj në Kosovë dhe objektet ku qëndronin.

Pra, akuzat e Vulinit për trillim, pretendojnë se autor të krimit masiv, masakrës, nuk janë serbët, por dikush tjetër, të cilën adresë nuk e thotë.

Një akuzë e tillë nga një ministër fuqiplotë i Serbisë, e bëjnë të pashmangshëm që në tokën e shembullit të demokracisë botërore, të veprojnë seriozisht ndaj tij, por edhe ndaj Qeverisë së Serbisë.

Në fakt vetë SHBA-të kanë reaguar lidhur me këtë, dhe është nga të paktët raste, që është bërë kjo.

“Mizoritë që kanë ndodhur në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrën e civilëve, janë të dokumentuara mirë. Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës sjellin dhimbje për të mbijetuarit, çnderojnë viktimat dhe mbajnë gjallë ndarjet që vazhdojnë të pengojnë pajtimin e qëndrueshëm, paqen dhe prosperitetin për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pra, për SHBA-të, mohimi i krimeve nga qeveritarë serb, nënkupton ‘madhërimin’ e krimeve serbe, e papranueshme për demokracinë, dhe kulturën perëndimore.

Po ashtu njëkohësisht ka reaguar edhe Bashkimi Europian, nëpërmjet zëdhënësit, i cili thotë se “masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999-n”.

“Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë”, thotë Peter Stano zëdhënës i BE-së.

Uoker e bën përgjegjës për masakrën edhe Vuçiqin

Vetë ish shefi i misionit të BE-së, koloneli Uiliam Uoker, i cili e pat shpallur botërisht masakrën duke bërë thirrje të ndalej Millosheviçi, pas deklarimit të Uokerit, thotë se masakra e Reçakut, është një ngjarje që nuk mund ta mohojë e as ndryshojë askush.

“Disa nga njerëzit që sot janë duke e propaganduar (masakrën e Reçakut) si ‘një gënjeshtër të madhe’, kanë qenë në fakt të përfshirë në fshehjen e saj që nga fillimi. Mendoj se presidenti (i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq, është shembull shumë i mirë. Ai ka qenë ministër i Informimit në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Ai ka qenë pjesëmarrës në vendimmarrjen e asaj kohe”, ka thënë Uoker për REL-in.

Pra, është më se e pritshme, që njerëz përgjegjës për vendimmarrje në Beograd për krimet e kryera në Kosovë duhet të ketë sanksionime nga SHBA-të, minimalisht do të ishte ngrirja e pasurisë së tyre dhe futja në listën e zezë të Departamentit të Shtetit.

Vulin do të duhej të ishte në listën që pritet të shpallet në janar të vitit të ardhshëm. Në fakt një eksponent i ndërlidhjeve serbo-shqiptare, që ka punuar për MUP-in serb deri në luftë, Fatmir Sheholli, të enjten në tv7, ka deklaruar aty për aty se e ka një informacion të pagabueshëm, se në listën e zezë që do të shpallet në janar nga Departamenti i Shtetit amerikan do të jetë edhe presidenti serb Vuçiq, dhe ministri i brendshëm Vulin, së bashku me rreth 100 veta të tjerë, politikanë dhe biznesmenë serb.

Aleksandër Vulin, dhe të gjitha aleksandrat serb, bëjnë mirë t’i ndërrojnë emrat derisa nuk e dinë dhe nuk e pranojnë se po mbajnë emrin tipik shqiptarë, që ne i kemi rënë për së shkurti emrit (si zakonisht), nga Aleksandër në Lekë, ndërsa kisha lindore e ka ruajtur me fanatizëm emrin e Aleksandrit të madh, e ndikuar nga perandoria romane e Lindjes, që sundohej kryesisht nga perandorë ilir.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

4 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

7 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

12 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago