Categories: Lajme

Aleksandër Vuçiq me mesazh për Kosovën: Pasojat do të jenë shumë më të rënda sesa paramendojnë shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar “pasoja të rënda” në rast të moszbatimit nga Qeveria e Kosovës, të marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes dy palëve.

Në një intervistë për televizionin publik serb, RTS, Vuçiq i bëri thirrje Prishtinës zyrtare për respektimin e të gjitha ujdive të nxjerra nga dialogu.

Ai, po ashtu foli për 20 forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilat sipas tij, janë dërguar nga autoritetet kosovare në Graçanicë “për Vitin e Ri serb”.

“Në Prishtinë, janë dërguar 20 forca speciale të ROSU-së, të cilët sulmuan Graçanicën dhe kapën një ka në hell i cili është dashur të piqet për Vitin e Ri serb. Nuk e gjetën kaun në hell dhe nuk e arrestuan. Unë kam një mesazh për Prishtinën që të respektojë gjithë atë për çfarë jemi marrë vesh deri më tani, se duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet. Pasojat do të jenë shumë më të rënda se sa paramendojnë shqiptarët dhe Kuinti në këtë moment”, tha Vuçiq për RTS.

Presidenti serb, në këtë intervistë ka prezantuar qëndrimin e Serbisë në favor të Ballkanit të Hapur, gjendjen në Republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe marrëdhëniet me fuqitë e mëdha.

Shefi i shtetit serb i shprehu përkrahjeve autoriteteve serbe në Republikën Serbe të Bosnjës, për të cilën tha se “kurrë nuk do të flasë keq”.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara zgjeruan sanksionet kundër Millorad Dodikut, presidentit të Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

11 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago