Categories: Lajme

Akuza të rënda ndaj komisionerit evropian: Hahn i përfshirë në afera korruptive

 

Gazeta franceze ‘’Liberation’’ ka ngritur akuza të rënda ndaj komisionerit të BE’së, austriakut Johannes Hahn, duke thënë se ka qenë i përfshirë në afera korruptive, transmeton Gazeta Metro.

Në një artikull të këtij mediumi, u tha se Hahn kishte lejuar lobistët ta ftojnë atë në udhëtime gjuetie dhe ushqime të shtrenjta pa e raportuar këtë.

Për këto akuza kanë raportuar edhe ‘’ORF’’ dhe ‘’Der Standard’’.

Hahn mori pjesë në një festë gjuetie në dhjetor 2015, e cila u pagua nga Lobi Belg Pronarëve të Tokave (ELO). Sipas “Liberation”, ai do të ishte i detyruar ta regjistronte pjesëmarrjen në Komision sipas kodit të mirësjelljes.

Një zëdhënës i Hahn tha, sipas gazetës së mbrëmjes ORF dhe “Standard”, ftesa nga komisioneri i BE-së ishte “thjesht e një natyre private”. Ai po merrte pjesë i shoqëruar me partneren e tij, që  kishte leje gjuetie. Prandaj nuk ishte e nevojshme që kjo të futej në regjistrin e transparencës.

Sipas “Standard”, Hahn është i përfshirë në një tjetër konflikt interesi: në qershor 2021 ai u takua tre herë për darkë me përfaqësuesen austriake në Gjykatën e Audituesve, Helga Berger, njëra prej të cilave shoqërohej nga partnerja e tij aktuale, Susanne Riess.

Zyra e Hahn sqaron, sipas “Standard”, se këto takime janë “pjesë e shkëmbimit të rregullt që Komisioneri ka me përfaqësues të institucioneve/organizatave që kanë të bëjnë me aktivitete në kuadër të portofolit të tij”.

Hahn, para pak vitesh ishte në postin e Komisionierit Europian për Zgjerim, derisa vazhdimisht kishte përmendur se vendet e Ballkanit duhej ta luftonin korrupsionin.

Ai gjithashtu ishte deklaruar edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, derisa ftonte udhëheqësit gjermanë e francezë se takimi i tyre atë kohë duhej të bëhej për të zhbllokuar dialogun Kosovë-Serbi./

admin

Recent Posts

Eskalon Kimete Berisha: Albin Kurti është indirekt Rankoviqi i ditëve tona

Analistja Kimete Berisha ka shpërthyer në akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, ajo me anë…

33 minuta ago

Rikthehen reshjet e borës dhe acari

Moti i qëndrueshëm që po mbretëron ditën e mërkurë, mbetet edhe ditën e enjte, me…

1 orë ago

Asambleisti i VV’së në Gjilan: Thuaj JO, shtrenjtimit të rrymës

Asambleisti i Vetëvendosjes (VV), në Gjilan, Blerim Haziri ka dalë kundër propozimit për shtrenjtim të…

3 orë ago

Serbët në veri edhe jashtë ngrohen me nxemje me rrymë

Qytetarët serb në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jashtme…

8 orë ago

Driton Selmanaj “shpërthen” ndaj Qeverisë Kurti: Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar situatën me shtrenjtimin e energjisë…

9 orë ago

Shpërthimi i variantit Omicron në Kosovë, Ambasada gjermane: Terminet e caktuara për viza mund të anulohen apo shtyhen

Javët dhe ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të madhe të rasteve të…

1 ditë ago