Categories: Lajme

Aksioni në ‘Brezovicë’, dyshohet se ryshfet u dha edhe për biznesin me aksionar Veton Surroin

LAJMEOPINIONESPORTEKONOMINDËRKOMBËTAREJETËROZË  

Aksioni në ‘Brezovicë’, dyshohet se ryshfet u dha edhe për biznesin me aksionar Veton Surroin

22/12/2021 | 12:44

 

Mbi 410 mijë euro dyshohet se u dhanë ryshfet për kompleksin dhe hotelin “Stella Consulting” në Brezovicë.

Ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në këtë komunë, për ndërtimet pa leje në Brezovicë, po dyshohet  se ka pranuar 210 mijë euro ryshfet për dhënien e 21 lejeve ndërtimore të vikend shtëpizave për investitorin “Stella Consulting”, si dhe 200 mijë euro të tjera për lejen ndërtimore të objektit hotelier “Stella Consulting”.

Ndërkohë, Demokracia.com ka gjetur në ARBK se themeluesi i grupit “Koha”, publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, zotëron 30 për qind të aksioneve “Stella Consulting” në Brezovicë.

Megjithatë, në ndjekje është vetëm pronari tjetër, i cili i është përfaqësues ligjor, Gentjan Sula.

Sula është një nga 20 njerëzit më të pasur në Shqipëri.

Ndryshe, dje Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Branisllav Nikoliq, drejtori i Urbanizimit, disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë firmash janë arrestuar të martën në aksionin e Policisë, për shkak të dyshimit për ryshfet e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ata po dyshohen për veprat penale: marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës. Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë viti 2010-2015, Nikoliq sa ishte në krye të Shtërpcës, Nikoliq se bashkë me zyrtarin e prokurimit, ishin akuzuar se kanë lidhur aneks kontratë në vlerë prej rreth 346 mijë euro, duke tejkaluar 10% të kontratës, që ka qenë në vlerë prej 1 milion e 516 mijë euro për ndërtimin e disa ndërtesave, raporton Demokracia.com.

Mirëpo, me 29 dhjetor të viti 2015, Gjykata Themelore e Ferizajt e kishte shpallur të pafajshëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Trupi gjykues kishte vlerësuar se nuk janë përmbushur elementët e kryerjes së veprës penale: keqpërdorim i detyrës, sepse nuk është vërtetuar se te të pandehurit ka ekzistuar dashja e kryerjes së veprës penale, përfitimi personal ose dëmtim i palës tjetër.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

13 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

14 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

15 orë ago