Categories: Lajme

Agim Veliu thotë se Albin Kurti u koordinua me Vjosa Osmanin për shkarkimin e tij

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka akuzuar tashmë presidenten Vjosa Osmani për koordinim me kryeministrin Albin Kurti që të shkarkohej ai gjatë kohës së koalicionit LDK-LVV.

Veliu këtë e deklaroi në RTV Dukagjini, derisa tha se veprimi ka qenë i mirë koordinuar dhe shkarkimi i Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme ishte pretekst për prishje të Qeverisë, shkruan lajmi.net.

“Shkarkimi im ka qenë pretekst, sepse në atë periudhë nuk ka funksionu si duhet, nuk është marrë me axhendat që kanë qenë të rëndësishme por është marrë me çështje periferike. Ai ka qenë një veprim i mirë i koordinuar me z. Kurti, me dikë brenda LDK-së, që më vonë edhe u identifikua që kanë bashkëpunu bashkë. Ju e dini me kë hyri bashkë me zgjedhje. Unë jam i bindur 100%, këtë s’mund të ma heq askush që Vjosa Osmani u koordinua me Albin Kurtit”, ka thënë ai.

Veliu ka përgënjeshtruar edhe anëtarin e kryesisë së LDK-së, Arben Gashin, për kushtëzimin e ish-emisarit special të SHBA-së, Richard Grenell, për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Jo. Nuk ka pasë mesazhe të këtilla nga z. Grenell. Ne me z. Grenell kemi bisedu për çështje të zhvillimeve të përgjithshme në Kosovë. Kemi diskutu edhe mundësitë e ndërtimit të koalicioneve të qeverisjes. Nuk kam qenë nga pozita e ministrit në takimin me Grenellin. Z. Grenell gjithmonë ju ka përmbajtë asaj që ne duhet të diskutojmë bashkërisht dhe të ndërtojmë koalicione e të bëhen qeveri në bazë të rregullave dhe procedurave. Nuk është diskutu aty në formatin se a është kundër apo pro koalicionit”, ka deklaruar tutje ai.

“Unë asnjëherë nuk kam dal jashtë qëndrimeve dhe LDK-së. Si nënkryetar i LDK-së kam qenë në biseda, edhe në ato biseda e kam vërejtë që me LVV është vështirë të arrihet marrëveshje për bashkëqeverisje. Ndaj Lëvizjes Vetëvendosje nuk kam ndryshuar asnjëherë qëndrim”, ka shtuar tutje Veliu. /

admin

Recent Posts

Rikthehen reshjet e borës dhe acari

Moti i qëndrueshëm që po mbretëron ditën e mërkurë, mbetet edhe ditën e enjte, me…

17 minuta ago

Asambleisti i VV’së në Gjilan: Thuaj JO, shtrenjtimit të rrymës

Asambleisti i Vetëvendosjes (VV), në Gjilan, Blerim Haziri ka dalë kundër propozimit për shtrenjtim të…

2 orë ago

Serbët në veri edhe jashtë ngrohen me nxemje me rrymë

Qytetarët serb në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jashtme…

7 orë ago

Driton Selmanaj “shpërthen” ndaj Qeverisë Kurti: Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar situatën me shtrenjtimin e energjisë…

8 orë ago

Shpërthimi i variantit Omicron në Kosovë, Ambasada gjermane: Terminet e caktuara për viza mund të anulohen apo shtyhen

Javët dhe ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të madhe të rasteve të…

1 ditë ago

Driton Selmanaj: Fyerjet e njerëzve të VV-së ndaj Grenellit do të sjellin pasoja

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ish emisarit…

1 ditë ago