Categories: Lajme

A mund të ju konfiskohet pasuria mërgimtarëve me Ligjin e ri?, flet zëvendësministri i Drejtësisë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Byroja Shtetërore do të verifikojë dhe propozojë konfiskimin e pasurisë së personave që janë zyrtarë apo anëtarët e të familjes së tyre, personat e ekspozuar si dhe palët e treta nëse ka dyshime se pasuria e paligjshme ka kaluar tek ata.

Sallahu theksoi se Byroja Shtetërore mund të verifikojë pasurinë edhe të personave që janë familjarë të zyrtarëve, pavarësisht vendit ku ndodhen ata, e nëse ka indicie që pasuria e paligjshme ka kaluar tek ta.

Ai shtoi se kjo s’ka të bëjë me pasurinë e cila është arritur me punë nga ana e diasporës.

“Së pari, Byroja Shtetërore do të verifikojë dhe propozojë që të konfiskohet vetëm pasuria e fituar në mënyrë të pajustifikueshme nga personat zyrtarë/anëtarët e familjes së tyre/personat e ekzpozuar politikisht dhe palët e treta kur ka dyshime se pasuria e paligjshme ka kaluar tek këta të fundit”.

“Së dyti, me këtë projektligj do të saktësohet se verifikimi i pasurisë dhe propozimi për konfiskim nga Byroja drejtuar Gjykatës kompetente bëhet vetëm nëse ka shpërputhje mes të ardhurave financiare dhe pasurisë së krijuar nga personat zyrtarë”.

“Së treti, ky projektligj përcakton qartë se Byroja ka të drejtë të verifikojë pasurinë edhe të familjarëve të personave zyrtarë vetëm nese paraprakisht ka indicie që pasuria e personit zyrtar ka kaluar te familjarët e tyre kudo qe gjenden ata. Kjo assesi nuk ka të bëjë fare me pasurinë që me punë e mund e ka bërë diaspora jonë!”.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

12 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

13 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

14 orë ago