E martë, 30 Nëntor, 2021

Dyshime se Sami Lushtaku bashkpunoi me serbet kundër Bekim Jasharit (DOKUMENT)

Lexo

>

Krahas luf.tës së egër kundër Bekim Jasharit, PDK-ja në Skenderaj në krye me Sami Lushtakun e Fadil Nurën, dyshohet se bënë marrëveshje me serbët e fshatit Bajë dhe Syriganë për ta mposhtur atë.

Në dy vendvotime ku votojnë serbët, në fshatin Bajë dhe në Syriganë, Kandidati i PDK-së, Fadil Nura ka marrë votat e serbëve dhe kjo argumentohet edhe nga rezultatet e KQZ-së.

Në vendvotimin nr. 2119B, kan2119B, kanë pasur drejtë vote 101 votues, 99% serb, 31 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, ku 28 prej të cilëve për kryetar komune kanë votuar kandidatin e PDK-së, Fadil Nura, kurse për kuvend komunal kanë votuar për subjektin e tyre politik.

>

Në vendvotimin nr. 2111B kanë pasur drejtë vote 108 votues, prej tyre 98% janë votues serb, 52 prej të cilëve për kryetar komune kanë votuar kandidatin e PDK-së, Fadil Nura, kurse për kuvend komunal kanë votuar për subjektin e tyre politik.

Pozicionimi i serbëve në masë të madhe ndaj kandidatit të PDK-së, shfaq dyshime se ka pasur marrëveshje të fshetë mes PDK-së dhe serbëve të këtyre fshatrave për të dëmtuar kandidatin Bekim Jashari.

>

Më shumë

Të fundit