E martë, 30 Nëntor, 2021

Përplasjet Kurti-Haradinaj në Kuvend, debat i fortë mes Visar Ymerit dhe Imer Mushkolajt

Lexo

>

Në seancën e 19 tetorit të Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për aksionet ne veri si dhe për çështjen e gazsjellësit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se në veri të Mitrovicës nuk ka siguri.

Duke folur në Kuvend për dy aksionet e njësive speciale të Policisë së Kosovës lidhur me zbatimin e reciprocitetit për targat me Serbinë dhe për luftlmin e kontrabandës, Haradinaj ka thënë se Kosova pas këtyre dy aksioneve është më e dobët në këtë pjesë të vendit.

>

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani se kurdoherë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Për këto debate në Kuvendin e Kosovës në “Debat Plus” janë përplasur analistët Visar Ymeri i Imer Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Imer Mushkolaj thotë se Ramush Haradinaj kishte bërë gabim katastrofal që kishte pritur në zyrën e shtetit Milan Radojçiqin.

>

Ne më pas mund të dyshojmë se Hardinaj ja ka bastisur shtëpinë Radojçiqit sa për sy e faqe”, ka thënë Mushkolaj.

Visar Ymeri nga ana tjetër thotë se Haradinaj veproi mirë që ia kishte bastisur shtëpinë Radojçiqit.

“Veprimi proceduralisht ka qenë mirë se si shteti ka shkuar te shtëpia e kapos së krimit…Ju po thoni se ata e kanë luftuar krimin për interesa politike. Le ta luftojnë edhe për interesa”, i ka replikuar Ymeri, Mushkolajt.

“Por jo të pritet krimineli në zyre të shtetit. Ky ka qenë gabim shumë i madh”, ishte kundër replika e Mushkolajt.

Ymeri thotë se Kurti po gabon kur po thotë se gjendja në veri është më e mirë se që ka qenë.

“Haradinaj ka të drejt të reagojë ndaj Kurtit kur ky i fundit thotë se aksionet në veri kanë frikësuar strukturat paralele. Është legjitime të reagojë Haradinaj e të thotë se këto gjëra nuk janë të vërteta”, tha Ymeri.

“Është shumë më rëndësi se kush e thotë. Nëse e kishte thënë dikush tjetër e jo Haradinaj nuk kisha diskutuar. Edhe ne duhet t’ia kujtojmë Haradinajt veprimet e së kaluarës…Nuk ki drejt moralisht të flasësh kur e ke prit kriminelin në zyre. Njerëzit ta kujtojnë atë që ke bërë”, vijoi kundër replikën Mushkolaj./

Më shumë

Të fundit