E martë, 30 Nëntor, 2021

Kina kërcënon SHBA dhe Kanadanë: Po bënë ndonjë lëvizje luftanijet tuaja, do reagojmë

Lexo

>

luftanijeve të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë në ngushticën e Tajvanit, një veprim ky për të cilin tha se kërcënon qartazi paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Forcat tona po vëzhgojnë çdo lëvizje të tyren dhe janë në gatishmëri të lartë të reagojnë në momentin më të parë. SHBA-ja dhe Kanadaja po provokojnë e po nxisin trazira”, thuhet në një deklaratë të saj.

Amerika njoftoi më herët se dy luftanije, një e Shteteve të Bashkuara dhe një tjetër kanadeze lundruan përmes Ngushticës së Tajvanit nga fundi i javës që shkoi, një zhvillim ky që vjen në një kohë tensionesh të rritura mes Pekinit dhe Taipeit, të cilat kanë shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, raporton TCH.

>

Kina pretendon se Tajvani është territor i saj dhe ka kryer disa herë misione në të ashtuquajturën Zonë Identifikuese e Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit, duke provokuar zemërimin e Taipeit.

Ushtria amerikane njoftoi se shkatërruesi i raketave “USS Dewey” lundroi përmes ngushticës që ndan Tajvanin nga Kina së bashku me fregatën kanadeze “HMCS Winnipeg” të enjten dhe të premten.

“Kalimi përmes Ngushticës së Tajvanit tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve e partnerëve tanë për një Indo-Paqësor të lirë e të hapur“, thanë zyrtarë të lartë të saj.

>
>

Më shumë

Të fundit