E martë, 30 Nëntor, 2021

Kandiq godet Petkoviqin, thotë se s’ka më siguri për t’u ulur në një tavolinë me të

Lexo

>

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka reaguar ndaj drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit e quajti psikopat kryeminstrin Albin Kurti për aksionin e policisë kundër kontrabandës.

Kandiq ka shkruar se nuk është e sigurt të ulet në tavolinën e negociatave me Petkoviqin.

“A është normale për drejtorin e zyrës për Kosovën të thotë për kryeministrin e Kosovës se ai është një psikopat dhe i çmendur.

>

Ai i bën thirrje BE-së që të reagojë me të njëjtën gjuhë sepse policia e Kosovës po i “godet njerëzit e paarmatosur”. Nuk është më e sigurt të ulet në tavolinën e negociatave me të”, ka shkruar Kandiq.

>
>

Më shumë

Të fundit