E martë, 30 Nëntor, 2021

Pamje nga veriu: Kështu po patrullon KFOR-i pasi i zëvendësoi Specialët

Lexo

>

Trupat e KFOR-it po vazhdojnë patrullimin në pjesën veriore të Kosovës, pas tërheqjes së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihen pjesëtarët e KFOR-it duke mbikqyrur situatën në rrugët që të dërgojnë për në pikat kufitare në Bërnjakë dhe Jarinjë.

Pjesëtarët e KFOR-it janë vendosur në veri pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e Policisë së Kosovës, vendim ky që erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës e Serbisë në Bruksel në lidhje me targat.

>

Me marrëveshjen e arritur, palët janë pajtuar që nga pikat kufitare në Bërnjakë dhe Jarinjë të largohen bllokadat e vendosura nga protestuesit serb e pastaj të largohet edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. 

>

Më shumë

Të fundit