E enjte, 28 Tetor, 2021

Pas hedhjes së parë të gazit lotsjellës në koncertin e Bregoviqit, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Lexo

- Advertisement - >

Mbrëmjen e djeshme është hedhur gaz lotsjellës gjatë festës së birrës në Korçë ku u prekën qindra qytetarë që ishin mbledhur për të ndjekur koncertin.

Në formë proteste ndaj këngëtarit serbo-boshnjak Goran Bregoviç, disa individë zgjodhën të hedhin gaz lotsjellës.

Ndërkohë, pas këtij suImi vjen edhe reagimi i parënga lëvizja Vetëvendosje.

Kreu i degës së VV-së në Shqipëri Boiken Abazi, ironizon se kjo ishte përgjigja për t’i dhënë kuptim festës.

“Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviç, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “mos e gris fustanin”, marrë parasysh 20.000 gra të pë*dhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dnëuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës”, shkruan Abazi.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit