E enjte, 28 Tetor, 2021

Kryebashkiakja e parë grua në Afganistan arrin të arratiset nga Kabuli, ja në cilin shtet u strehua

Lexo

- Advertisement - >

E para kryetare bashkie grua në historinë e Afganistanit, Zarifa Ghafari dy ditë më parë në një telefonatë me “inews” kishte thënë se ndodhej në apartamentin e saj në Kabul së bashku me familjen, dhe thjesht priste “momentin e ekzekutimit”.

Ky fakt tronditi opinionin publik ndërkombëtar, por për fat të mirë raportoht se Ghafari me ndihmën e Ministrisë së Jashtme turke dhe një donatori gjerman, emri i të cilit ende nuk bëhet publik ka mundur të hipë në një avion evakuuimi së bashku me bashkëshortin, nënën dhe pesë motrat e saj. E gjitha familja ndodhen të sigurt në Stamboll.

Mediat ndërkombëtare ende nuk kanë raportuar në lidhje me detajet e operacionit të shpëtimit të Ghafari-t e cila si grua me profil të lartë politik ishte tejet e rrezikuar nga talebanët.

Kujtojmë se 27-vjeçarja Ghafari fitoi zgjedhjet në vitin 2018 dhe mori vëmëndjen e mediave ndërkombëtare për shkak se u bë gruaja e parë afgane që arriti të merrte një post të tillë. Por, kjo arritje i ka kushtuar shtrenjt.

Ajo është kërcënuar qindra herë, i kanë bërë tre herë atentat dhe i ati Gjenerali Abdul Wasi Ghafari u v.ra në 15 nëntor, në shenjë shpagimi pasi ekstemistët islamikë nuk arritën të ekzekutonin të renë.

Me shtimin e prezencës së talebanëve në provinca, Ghafari u tërhoq drejt Kabulit ku punoi në Ministrinë e Mbrojtjes si përgjegjëse për ushtarakët dhe civilët e lënduar në sulmet terroriste, megjithatë gjatë kaosit të pushtimit nuk arriti të evakuohej me zyrtarët e tjerë të lartë.

Gjithsesi fakti që historia e saj nuk përfundoi në tragjedi është lajm i mirë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit