E enjte, 28 Tetor, 2021

E gjithë shqiptaria kundër ardhjes së Bregovic në Korçë, por mbrëmë në Kosovë mbajti koncert grupi cetnik serb

Lexo

- Advertisement - >

Bregoviq ka konfirmuar se do të jetë më datën 22 gusht në Shqipëri.

Ditën e djeshme është realizuar një protestë simbolike kundër pjesëmarrjes së muzikantit serb, Goran Bregovic, në “Festën e Birrës” në Korçë.

“Bregoviç ‘dajre’ gjenocidi”, ishte kjo simbolika e kësaj proteste, e cila u vendos si banderolë në Korçë.

Protesta u realizua në formë solidariteti me 20 shoqatat e familjeve të personave të zhdukur gjatë genocidit që Serbia kreu në Kosovë.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka organizuar sot një aksion simbolik ndërgjegjësues në qendër të qytetit të Korçës, duke vendosën një banderolë të gjatë me fjalët “Bregoviç dajre gjenocidi”, në Bulevardin “Republika”.

Aksioni u organizua në solidaritet me 20 shoqatat e familjeve të personave të zhdukur gjatë gjenocidit që Serbia kreu në Kosovë, të cilat kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës anulimin e ftesës në “Festën e Birrës” të muzikantit të shumëkontestuar, Goran Bregoviç. Aksioni u zhvillua githashtu në mbështetje të bojkotit që shumë artistë shqiptarë nga të gjitha trevat i kanë bërë kësaj feste, pasi Bashkia e Korçës ka refuzuar të anulojë ftesën për Bregoviçin”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, mbrëmë u mbajt një koncert nga grupi serb, “Ribilja Cobra” në komunën e Leposaviqit, në Veri të Kosovës.

Në lidhje me këtë ka reaguar publikisht gazetari Adriatik Kelmendi , i cili përmes një statusi në “Facebook” është shprehur se ky grup është fashist dhe më çetniku që mund të ekzistojë.

Për më tepër, vokalisti i këtij grupi, Bora Gjorgjevic ka fotografi me kreun e radlkalëve serb, Vojslav Sheshel.

Në reagimin e tij, gazetari shtoi se këngët e këtij grupi janë dëgjuar nga serbët që kanë bërë masakra në Kosovë.

Postimi i plotë nga Adriatik Kelmendi:

A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashlst serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet!
Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masa.kra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bomba.rdimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë.
Frontmeni, Bora Gjorgjeviq, e kishte quajtur disa herë Kosovën shtet i trilluar.

“Zgjedhjet që po mbahen atje në thelb e legalizojnë shtetin e Kosovës. Ai shtet nuk ekziston , ai shtet është i trilluar. Nuk përzihem në punët e atjeshme sepse unë nuk jetoj në Kosovë. Qëndrimi i partisë sime është i drejtë nuk duhet të dilet në këto zgjedhje sepse kështu legalizohet shteti i shqiptarëve”, pati thënë Gjorgjeviq më 2013.

I njëjti sonte në Leposaviq të “shtetit të trilluar”, vjen për koncert.
Si bën që pamë aq shumë reagime për Goran Bregoviqin në Korçë të Shqipërisë, e s’po shohim thuajse asnjë për “Riblja Corba” në Leposaviq të Kosovës?

Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit?
Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?!
Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit