E enjte, 28 Tetor, 2021

Mehaj paralajmëron pajisjen e Ushtrisë së Kosovës me mjete të rënda ushtarake

Lexo

- Advertisement - >

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka paralajmëruar se shumë shpejtë Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset me mjete të rënda ushtarake.

Mehaj tha se së shpejti në Kosovë do të vijnë disa autoblinda të blinduara taktike.

Ai theksoi se njëri ndër objektivat e tij është forcimi i kapaciteteve ushtarake për realizimin e operacioneve mbrojtëse dhe operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe stabilitetit.

“Së shpejti këto automjete të blinduara taktike, të kompletuara me platformën e integruar të armatimit dhe pajisjet e nevojshme për përmbushjen e misionit, do të jenë sistem shumë i rëndësishëm i kapaciteteve tona ushtarake”.

“Një ndër objektivat e mi operacional afatshkurtër është forcimi i kapaciteteve ushtarake për realizimin e operacioneve mbrojtëse dhe operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe stabilitetit”.

“Karakteristikat e larta teknike dhe taktike dhe lëvizshmëria e jashtëzakonshme e tyre, siguron mbrojtje shumë të lartë balistike, ndaj minave si dhe rritje të kapacitetit të ngarkesës dhe vëllim të brendshëm”.

“Bazuar në doktrinën tonë të operacioneve këto automjete sigurojnë performancë të jashtëzakonshme në gamë të gjerë të terreneve sfiduese dhe kushteve klimatike”

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit