E hënë, 25 Tetor, 2021

Mali i Zi refuzon të strehojë afganët: Nuk i pranojmë as përkohësisht, s’jemi të detyruar!

Lexo

- Advertisement - >

Mali i Zi bëhet me dije se ka refuzuar të strehojë popullin afgan. Në një deklaratë për mediat, ministria e Jashtme e Malit të Zi tha se shteti i tyre nuk është i detyruar t’i pranojë ata qoftë kjo edhe përkohësisht.

Në këtë fazë, Mali i Zi refuzon të pranojë refugjatë afganë, ashtu siç është raportuar edhe në media, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Teksa kanë mbështetur deklaratën e DASH, që rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare të mbeten të hapura për të gjithë ata që duan të largohen nga Afganistani, të lejohen ta bëjnë këtë.

“Mali i Zi nuk do të presë asnjë refugjat afgan që largohet nga vendi pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit”-tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Malit të Zi. Në një njoftim për shtyp, ajo konfirmoi se Mali i Zi mbështeti një deklaratë në të cilën rreth 60 vende u bënë thirrje autoriteteve të reja “të respektojnë dhe lehtësojnë largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi”. Por shtoi se Mali i Zi “nuk ishte i detyruar të pranonte përkohësisht banorët e Afganistanit që ndihmuan forcat aleate, pasi asnjë detyrim i tillë nuk parashikohet nga kjo deklaratë”.

“Mali i Zi ka mbështetur nismën, e cila bën thirrje që të gjithë ata që duan të largohen nga vendi të lejohen ta bëjnë këtë, duke përfshirë nevojën që rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare të mbeten të hapura,” konfirmoi njoftimi për shtyp. Sidoqoftë, Mali i Zi, “në këtë fazë, nuk do të pranojë refugjatë siç thuhet në mënyrë arbitrare në disa media, kështu që ne theksojmë se kjo temë duhet të raportohet me ndjeshmëri të veçantë për hir të saktësisë në informimin e publikut”.

Mali i Zi mori pjesë në forcën aleate paqeruajtëse në Afganistan nga viti 2010 , dhe vendosi një total prej 557 personash personel të ushtrisë atje në 21 rotacione kontigjente. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që nga viti 2010, 2,000 trupa nga ushtria malazeze morën pjesë në misionet ISAF ose dhe ato të drejtuara nga NATO. Mali i Zi shpenzoi rreth 2 milion euro në vit, ose rreth 20 milion euro në total, në këto misione afgane.

Burimi: Balkaninsight

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit