E enjte, 28 Tetor, 2021

Cilat janë simptomat e fëmijëve të infektuar me koronavirus, flet drejtoresha e Pediatrisë

Lexo

- Advertisement - >

Në Kosovë është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me koronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit në vend u konfirmuan 1 mijë e 765 raste.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 90 për qind e të infektuarve janë të prekur nga varianti Delta i COVID-19.

Varianti Delta i COVID-19, përhapet më shpejtësi më të madhe se sa varianti alfa, e po ashtu nga ky variant në Kosovë janë prekur një numër i konsiderueshëm i fëmijëve.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci në një deklaratë për Telegrafin, tha se aktualisht në klinikë kanë tre fëmijë të prekur nga COVID-19.

“Për momentin kemi vetëm tri raste, katër kanë qenë por njëri është lëshu në shtëpi, në gjendje stabile, tre prej tyre janë në gjendje stabile pa oksigjenoterapi. Kemi pasur raste ambulatore, por që nuk ka nevojë të trajtohen në klinikë, pra pa komplikime. Dje, kemi pasur mbi 75 vizita, 53 në ambulanca specialistike. Kurse deri tani, 103 fëmijë kanë qenë të hospitalizuar”, deklaroi ajo.

Grajçevci tha se fëmijët e hospitalizuar janë të moshave të ndryshme.

“Mosha të ndryshme, prej 28 ditësh deri në moshën 18 vjeçare. Fëmijët kanë ardhur me simptoma të vjelljes, bark-qitjes, temperaturë dhe probleme mushkërive”, potencoi ajo.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, kërkoi nga prindërit që të jenë të kujdesshëm rreth ushqyerjes së fëmijëve.

“Prindërit të kenë kujdes rreth ushqyerjes së fëmijëve, mos të ushqehen në vende jo të sigurta, me qenë ushqimi i pastër, higjiena e duarve, pastrimi i fëmijëve, të gjitha këto ndikojnë në viroza, Tash është koha e sezonës e verës, që ka edhe virozë sezonale”, u shpreh ajo.

Ndryshe, si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ashpërsimin e masave kundër coronavirusit, të cilat pritet të miratohen sot në mbledhjen e Qeverisë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit