E enjte, 28 Tetor, 2021

Vucic si Sloba: Do të mbrojmë serbët në Kosovë me çdo mjet , s’lejojmë më ‘oluja’ tjera ndaj serbëve

Lexo

- Advertisement - >

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, shkoi aq larg sa të thotë se serbët kudo që jetojnë qenkan në rrezlk të madh dhe shtoi një paralajmërim se nuk do të lejoj që t’iu ndodhin përndjekje të serbëve.

Deklaratë kjo mjaft e ngjashme me atë famëkeqen e Slobodan Milosevicit në Fushë Kosovë “Askush më nuk do të ju ngacmoj”, pa i ngacmuar kush, që ishte hapi i parë i kthimit të fashizmit serb në pushtetin e Beogradit.

Sipas presidentit serb Vucic që po nxit tenslonet sa po mundet Serbia do të ballafaqohet me presion për shkak të Republika Srpska dhe Kosovës por i porositi serbët në këto dy shtete që Serbia nuk do t’i lë në “baltë”.

Ai tha se Serbia do t’i ndihmojë ata si ekonomikisht dhe në çfarëdo mënyre tjetër  popullin serb në Kosovë dhe Republika Srpska.

Ai ju referua operaclonit usht.arak ‘Oluja’ të ushtrisë kroate në luf.tën e shpërbërjes së ish Jugosllavisë që mposhti for.cat serbe në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Serbia do të jetë me ju në çdo moment, nuk do ta lëmë popullin tonë në baltë. Nuk do të ketë ‘oluja’ tjera kundër serbëve. Të gjithë ju urojmë më të mirat, që me të gjithë të ruajmë paqen duke ndërtuar të ardhmen por Serbia nuk mund të lejoj të na përsëritet ajo që ndodhi në të 90’tat dhe gjatë lu.ftës së dytë botërore” tha Vucic.

Ai vazhdoi të luajë rolin e viktlmës dhe pararojës së Serbisë që me qejf po sakrifikohet për kombin e vet kur komentoi edhe vendimin e rrjetit social Twitter që ka shënuar mediat e afërta me pushtetin. Ai tha se do të gëzohej nëse Twitter ja mbyll llogarinë si Trump./

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit