E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Syla pas rritjes së rasteve: Kujt t’i kërkojmë përgjegjësi tani e kush do merret me papërgjegjësinë?

Lexo

- Advertisement - >

Kreu i Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla ka reaguar pas rritjes së rasteve me Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ai ka thënë se i ka paralajmëruar qysh kohë më parë kryeministrin Kurti, ministrin Vitia, dhe kryetaren e Komisionit për Shëndetësi, Kollçakun.

Postimi i plotë:

KUJT T’I KËRKOJMË PËRGJEGJËSI TANI E KUSH DO MIRRET ME PAPËRGJESINË…..

Kryeministër Kurti, Ministër Vitia, Kryetare e Komisionit për Shëndetsi Dr.Kollçaku.. ku jeni a po e ndjeni veten përgjegjës apo duhet të iu rikujtoj cka kam kërkuar?

Kosova me situatën më të keqe në rajon për menaxhim të pandemisë e Ju a keni përgjigje me siguri se jo se nuk e keni edhe ndjenjën më të vogël për të sëmurit dhe për punëtorët shëndetsor këtë e keni dëshmuar tashmë. Kaq sa i përket ndërgjegjes dhe përgjegjësisë tuaj.
Po kush do i mban pasojat tani?

Po ua them POPULLI që ka mbajt shpresë tek Ju e në vecanti PUNËTORËT SHËNDETSOR QË JU I OFENDUAT AQ SHUMË.
Tani familjet do shpenzojn, do humbin te dashurit e tyre, do humbin punën etj,etj e Ju?????

Në fund Ti Arben Vitia që nuk e meriton asnjë titull a ke turp se per Betim të Hipokratit spo të pyes se nuk kam informacion se ke shëruar dikënd e per Hipokrit e morrëm vesh.
Mos i mblidh njerzit kinse po i ndëgjon, mos i ofendo ekspertet, mos i shantazho leri të qetë të punojnë.

Unë për këtë reagim kam arsye të shumta sepse nga dt 24 PRILL 2021 kam paralajmëruar të gjithë te lartpërmendurit.
ZOTI NA NDIHMOFT E NE PUNETORËT SHËNDETSOR JEMI NE SHERBIM TE POPULLIT.
Me respekt dr.Blerim Syla

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit