E mërkurë, 20 Tetor, 2021

A do t’i largojë SHBA trupat nga Kosova? Flet Daniel Serwer

Lexo

- Advertisement - >

Gjithçka që ka ndodhur në Afganistan ditëve të fundit si pasojë e tërheqjes ushtarake amerikane ka nxitur debat global.

Në Prishtinë ka pasur reagime më specifike shkaku i pranisë ushtarake të SHBA-së që nga lu.fta e fundit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të tërhiqen ushta.rakisht nga Afganlstani. Kjo ka bërë që tali.banët të zaptojnë çdo institucion e qytet, derisa afganët, që kanë bashkëpunuar për më shumë se dy dekada me amerikanët, kanë marrë arratinë nga frlka e hakmarrjes.

Një numër i madh i shteteve, përfshirë Kosovën e Shqipërinë kanë pranuar që t’i strehojnë përkohësisht ata që po ikin, gjë që është përshëndetur nga Washingtoni zyrtar.

Përveç për pranimin e refugjatëve, Kosova në gjithë debatin e nxitur në vend është përmendur edhe si krahasim me Afganistanin, për shkak të prezencës së forcave amerikane. Disa thonë se s’mund të tërhiqen paralele mes Kosovës dhe Afganistanit, derisa të tjerë kanë rikthyer debatin për tërheqjen e mundshme ushtarake të amerikanëve nga Kosova dhe asaj që potencialisht do të mund të ndodhte si pasojë.

Por a ndërlidhen këto dy situata mes vete dhe a mundet që SHBA’ja në të ardhmen t’i tërheq trupat edhe nga Kosova?

Lidhur me këtë ka folur eksperti amerikan dhe profesori i Johns Hopkins University, Daniel Serwer. Ai thotë se ka një lidhje vetëm sipërfaqësore mes dy situatave, derisa liston dallimet e mëdha.

Serwer thotë se shqiptarët do të donin që amerikanët të qëndronin për kohë të pacaktuar në Kosovës, ndryshe nga afganët që s’kishin shumë tolerancë ndaj amerikanëve.

“Ato janë të nërlidhura vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Trupat e SHBA’së kane qënë gjithmonë të mirëseardhura në Kosovë, të cilës i mungonte një ushtri. Shumë shqiptarë (shqiptarë, serbë dhe komuniteti të tjera) do të donin që ata të qëndronin për një kohë të pacaktuar. Ky nuk ishte rasti në Afganistan, i cili kishte ushtrlnë e vetë dhe shumë pak tolerancë për praninë amerikane”, ka thënë Serwer.

Ekperti amerikan tutje thotë se gjerat kanë shkuar aq keq me tërheqjen në Afganistan sa që do të habitej nëse dikush do të propozonte një tërheqje trupash në ndonjë vend tjetër në të ardhmen e afërt.

“Përkundrazi: gjërat kanë shkuar aq keq me tërheqjen në Afganistan. Do të habitem nëse dikush propozon tërheqje trupash diku tjetër në të ardhmen e afërt”, ka thënë Serwer i pyetur nëse situata në Ballkanin Perëndimor i jep hapsirë SHBA-së për tërheqje të mundshme ushtarake.

Në fund Serwer ka dhënë përgjigje edhe në pyetjen se ku dallonjnë Afganistan dhe Kosova në terma të strategjisë amerikane.

Ai thotë se Afganistani para 20 vjetësh ka qenë një kërcënim real për SHBA’së për shkak të talibanëve të Al-Qaedas, derisa potencon se Kosova s’ka qenë asnjëherë e tillë për SHBA’në dhe se ndërhyrja ushtarake në Kosovë ka qenë për të parandaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin.

Sewer gjithashtu thotë se shtetndërtimi në Kosovë ka qenë shumë më i susksesshëm në Kosovë sesa në Afganistan.

“Kosova asnjëherë s’ka qënë kërcënim real për SHBA’në. Në kemi intervenuar atje për të parandaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin dhe kemi qëndruar për të mbrojtur ndërtimin e një shteti demokratik, një proces që ishte shumë më i sukseshëm në Kosovë sesa në Afganistan”, ka përfunduar Serwer.

Debat lidhur me tërheqjen e mundshme të ushtrisë amerikane nga Kosova ishte nxitur edhe gjatë kohës kur Kosova e drejtuar nga kryeministri, Albin Kurti, kishte refuzuar heqjen e taksës për Serbinë, derisa kishte insistim të fuqishëm nga administrata Trump që të hiqeshin barrierat tregtare mes dy shteteve me qëllim të vazhdimit të dialogut. Kjo kishte çuar edhe me daljen e LDK’së nga koalicioni dhe rënia e Qeverisë, meqë partia që atë kohë drejtohej nga Isa Mustafa thoshte se s’mund të qëndronte në koalicion me një parti që ndërmerr veprime anti-amerikane.

Senatori amerikan, Rand Paul, kishte thënë se përkrah një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kishte ardhur koha që trupat amerikane të ktheheshin në shtëpi. Këtë Paul e kishte thënë teksa kishte shpërndarë një ‘tweet’ të senatorit tjetër David Perdue i cili kërkonte heqjen e pengesave për Serbinë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit