E hënë, 25 Tetor, 2021

Mitrovicasi nuk duron, ndalon veturën dhe largon posterat e diskotekave të vendosur mbi fotografinë e Thaçit e Veselit

Lexo

- Advertisement - >

Një billbord që mban fotografinë e Thaçit dhe Veselit, i vendosur pranë Komunës së Mitrovicës, gjatë verës mbulohej vazhdimisht nga posterë të ndryshëm.

Diskoteka dhe lokale të ndryshme vendosnin posterët e tyre për të informuar qytetarët, sidomos të rinjtë për këngëtarët që do t’i kenë nëpër kafiteritë e tyre, shkruan Jepi zë.

Fillimisht në ditën e parë kur kishin filluar të vendosen këta posterë ishin kundërshtuar nga disa qytetarë, pasi mbulonin fotografitë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Sot një mitrovicas duket ta ketë penguar fortë vendosja e këtyre posterëve mbi fotografitë e Thaçit dhe Veselit, saqë ka ndalur veturën dhe ka larguar njoftimet për këngëtarë.

Ky veprim i tij është inçizuar nga bashkëudhëtari i tij në veturë, ku shihet se pasi largon posterë i mbledh dhe i hedhë në mbeturina.

VIDEO

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit