E martë, 19 Tetor, 2021

Gjobitet me 100 euro qytetarja që hodhi bërllokun nga dritarja

Lexo

- Advertisement - >

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka gjobitur me 100 euro një qytetare e cila kishte hedhur mbeturinat nga kati i tretë i banesës.

Momenti ishte kapur nga kamerat e qytetarëve që kanë lajmëruar organet përgjegjëse.

Dënimin e ka konfirmuar Adonis Tahiri, Drejtor i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës.

Nëpërmjet Facebookut, ai ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë të denoncojë rastet e ngjashme.

“Mbrëmë u publikua një video ku shihet një banore duke hedhur mbeturinat nga dritarja e banesës. Inspektorët e zonës e kanë identifikuar palën, dhe i kanë shqiptuar gjobë në vlerë 100 euro”, shkroi ai.

“Falënderojmë qytetarët për denoncimin publik të rasteve të tilla, dhe për ndihmën që na e japin në identifikimin e shkelësve të ligjeve!’, përfundoi Tahiri.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit