E hënë, 18 Tetor, 2021

Bolton: Kina dhe Rusia po tallen me Amerikën, pas tërheqjes nga Afganistani

Lexo

- Advertisement - >

Tërheqja e trupave amerikanë nga Afganistani, pas 20 vjetëve, që coi në rikthimin e talibanëve në pushtet, nga ish-zyrtari i lartë i shtetit amerikan po konsiderohet si dështim i SHBA-së.

John Bolton, ish-këshilltari për Siguri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Bolton thotë se kryeqendrat botërore rivale me SHBA-në, po tallen me amerikanët, pas tërheqjes së trupave ushtarakë nga Kabuli, që pësoi me marrjen e pushtetit Afganistan nga talibanët.

“Kjo tërheqje e Trump-Biden është një gabim i madh. Pekini dhe Moska po tallen. Tehrani dhe Peniani e kanë parë që Administrata beson verbërisht, kur vjen puna te pretendimet e kundërshtarëve të rryer të Shteteve të Bashkuara. Kjo na bën të dukemi dështakë”, ka shkruar Bolton në Twitter

Pas tërheqjes së ushtrisë amerikane, talibanët e rimorën pushtetin e plotë në Afganistan, dy dekada pasi u rrëzuan.

Talibanët shpallen pushtetin e tyre pasi në fund hyn në kryeqytetin afgan, Kabul dhe nuk hasën në asnjë rezistencë. Presidenti afgan, sipas Qeverisë afgane, ka ikur nga aty.

Derisa SHBA-ja po evakuon ekipin dhe shtetasit e saj, shumë vendas duan të largohen nga shteti, në dëshpërim.

Kanë dalë pamje kaotike nga aeroporti i Kabulit, ku afganët tentojnë që dhunshëm të gjejnë një vend nëpër avionët amerikanë, për të ikur nga vendi i tyre. Së paku dy persona kanë vdekur, pasi ranë nga aeroplanët ku ishin kapur, derisa ata ishin në lëvizje.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka bërë thirrrje talibanëve që të përmbahen, në mënyrë që të ruajnë jetën e afganëve dhe të sigurojnë dërgimin e ndihmës humanitare

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit