E hënë, 25 Tetor, 2021

Ahmeti e bënë për pesë pare Pozharin: Tregon çfarë mesazhe i kishte shkruar në vitin 2017

Lexo

- Advertisement - >

Debati në mes të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe analistit Xhevdet Pozharin ka eskaluar në akuza personale, Ahmeti ia ka kujtuar disa mesazhe Pozharit që ky i fundit ia kishte dërguar në vitin 2017.

Përderisa Ahmeti ka folur rreth të arriturave në komune siç janë dyfishimi i çerdheve,  rregullimi i hyrjeve të banesave etj.

Ka qenë analisti Xhevdet Pozhari që i ka reaguar Ahmetit, duke i drejtuar akuza të rënda dhe personale, ai aftësinë e vetëm që ia ka faturuar Ahmetit, ka thënë se është “aftësia për t’i arsyetuar dështimet”.

Ndërsa ka shkuar edhe më tutje duke e ka quajtur edhe gënjeshtar kronik.

E menjëherë ka reaguar i pari i Prishtinës, i cili ia ka kujtuar disa mesazhe, ku Pozhari ia kishte dërguar Ahmetit gjatë vitit 2017, duke e përgëzuar për punën e mirë në Prishtinë.

“Ke ardhur me fol me mu Xhevdet, a din për cilat mesazhe po të thom, për mesazhet që mi ke dërguar pas vitit 2017  dhe me ke thanë ke punu shumë mire”, ka thënë Ahmeti.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit