E enjte, 28 Tetor, 2021

Vuçiq: ShBA e kanë mbështet që nga fillimi “Ballkanin e hapur” – më shqetëson forcimi i FSK-së

Lexo

- Advertisement - >

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka deklaruar sot se është mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat që nga fillimi e kanë mbështetur iniciativën “Ballkani i hapur”, mirëpo shqetësohem lidhur me forcimin e vazhdueshëm të FSK-së tha ai, shkruan “Tanjug”.

Ai këtë e tha në Novi Sad, në pyetjen e gazetarëve për të komentuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit për iniciativën, sikurse që edhe nga Gjermania po dëgjon porosi të ngjashme, duke shtuar se ata që flasin se iniciativën e shohin si krijim të “Serbisë së Madhe” në të vërtetë nuk kuptojnë asgjë.

“Kur dëgjoni argumentet se kjo është krijim i Serbisë së madhe, mund vetëm të ktheni kokën dhe të thoni : këta njerëz nuk kuptojnë asgjë. Amerikanët hyjnë në thelb të çështjes dhe unë jam mirënjohës për këtë”, tha Vuçiq.

Shqetësohem për forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kreu i Serbisë, Vuçiq ka shtuar  se ajo që e shqetëson aktualisht është vazhdimi i forcimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vuçiq në përgjigje të pyetjes së “Tanjug” nëse vërtetë stërvitjet e NATO-së në Kosovë janë vetëm rutinore, për ruajtjen e sigurisë apo kanë ndonjë konotacion dhe qëllim politik, Vuçiq tha se në Kosovë ka vetëm forca të NATO-së pas tërheqjes së trupave ruse në vitin 2000.

Ai nënvizoi se Serbia ka raporte korrekte me sekretarin e përgjithshëm të aleancës veri-atlantike jens Stoltenberg dhe shpreson se raportet e tilla të mbahen  në të gjitha çështjet.

“Nuk kemi çka të bëjmë ne aty, NATO është atje dhe aty. Ne na shqetëson vetëm forcimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Vuçiq.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit