E enjte, 28 Tetor, 2021

I digjet shtëpia mërgimtarit në Viti, thotë se “nuk pagoi haraç”

Lexo

- Advertisement - >

Një mërgimtari iu dogj shtëpia në Komunën e Vitisë. Po dyshohet se dikush ia vuri flakën për shkak të haraçit.

Fren Ferizit nga Binaqi i Vitisë të enjten iu dogj shtëpia e të vëllait teksa dyshon se kjo ju bë qëllimisht.

Në momentet e zjarrit, brenda saj nuk kishte banues, pasi i vëllai jeton në Zvicër.

Policia vetëm e konfirmon rastin e zjarrvënies, por nuk dha më shumë detaje.

Ndërkaq, televizioni mëson se atyre u janë dhënë edhe emrat e disa personave të dyshuar.

‘Personat që bëjnë ndërtime pa leje, personat që uzurpojnë, personat që qesin haraç, personat që lëshojnë pare me fajde, qata njerëz e kanë bo”, tha i vëllai për Klan Kosovën.

Njësiti i zjarrfikësve në Viti nuk kishte intervenuar për shuarjen e flakëve, megjithatë kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes bashkë me policinë.

Edhe zjarrfikësit besojnë se zjarri është shkaktuar qëllimshmit.

Nga flakët janë shkaktuar dëme rreth 25 mijë euro.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit