E enjte, 28 Tetor, 2021

Marrëveshja e re, FSK-ja pjesë e aktiviteteve ushtarake krah për krah me vendet aleate

Lexo

- Advertisement - >

Kabineti i ministrave sot ka miratuar nismën për Marrëveshjen për Statusin e Forcave (SOFA) në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë, përmes së cilës, Forcës së Sigurisë së Kosovës i mundësohet të jetë pjesë e aktiviteteve ushtarake krah për krah me vendet aleate.

Për ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kjo është edhe një e arritur shumë e rëndësishme e ministrisë që ai e drejton dhe Kosovës në përgjithësi.

“Pas zbarkimit të trupave tona në operacionet e përbashkëta për krahë forcave amerikane në Lindjen e Mesme, së shpejti trupat tona do të zbarkojnë edhe në misione të ngjashme në Evropën Qendrore”, ka thënë Mehaj.

Krahas ngritjes së kapaciteteve ushtarake të mbrojtjes së territorit të vendit, Mehaj thotë se qëllim strategjik i tij është edhe krijimi i kapaciteteve ushtarake të ndërveprueshme me forcat aleate për misione jashtë vendit.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shprehur vullnetin për të qenë pjesë e aktiviteteve ushtarake krah vendeve partnere.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit