E hënë, 25 Tetor, 2021

Kompania kosovare fiton kontatë me NATO-n në vlerë 1.87 miliardë euro

Lexo

- Advertisement - >

Kompania kosovare, EXFIS që merret me shitjet e derivateve të naftës ka njoftuar se ka fituar kontratë me NATO-n, për të ofruar shërbimet e furnizimit me naftë për këtë aleancë në nivel global.

Në një intervistw ekskluzive për Telegrafin, Genc Bajrami, Drejtor i Shitjes dhe Marketingut në EXFIS ka njoftuar që kontratat me NATO emërohen GLOBAL FUEL SERVICES, geografikisht fillimisht ka kërkesa për: Norvegji, Gjermani, Estoni, Latvi, Lithuani, Poloni, Rumani, Bullgari, Mali, Chad, Iraq e pastaj edhe në vende tjera, normalisht sipas nevojes së ushtrive specifike të NATO-s.

“Përgjegjësitë e Ex Fis ndaj këtyre kontratave janë: furnizimi me aviokarburant, diesel e benzinë, transporti tokësor, hekurudhor dhe detar i derivateve, ndërtimi e menaxhimi i depove te derivateve, ndërtimi e menaxhimi i laboratorëve të derivateve si dhe ndërtimi e menaxhimi i pikave të shitjes me pakicë të derivateve”, ka thwnw Bajrami pwr Telegrafin.

“Vlera e projektuar e kontratave është rreth 1.87 miliardë euro si dhe janë valide për 5 vitet e ardhshme”, ka precizuar ai.

Sipas Bajramit, punëtorët që do të merren nga kjo kontratë do të jenë nga Kosova, apo nga vendet ku do t’i keni pikat

“Shumica e personelit operativ do të jenë nga Kosova dhe gjithashtu do të ketë punëtorë nga vendet përkatëse si dhe nga SHBA dhe Britania e Madhe”, tha Bajrami.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit