E enjte, 28 Tetor, 2021

Sot pritet të merren masa të reja antiCOVID

Lexo

- Advertisement - >

Ministria e Shëndetësisë të mërkurën pritet të marrë masa të reja antiCOVID, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu u tha në njoftimin nga Oda e Hotelerisë së Kosovës, ku u lajmërua se çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet.

E në këtë njoftim u tha po ashtu se këto masa do të hyjnë në fuqi nga data 11 gusht.

Derisa sot nga ora 10:00 pritet të mblidhet qeveria e Kosovës. E në njoftimin për këtë mbledhje nuk është përmendur arsyeja dhe as pikat që do të diskutohen.

Kujtojmë se vetëm dje në vend ishin 562 raste të reja me COVID-19 ndërsa edhe numri i pacientëve me COVID-19 në klinikat e QKUK-së ka filluar të rritet.

Deri më tani në vend nga ky virus kanë humbur jetën 2 mijë e 273 persona./Gazeta inFokus/

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit