E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Gruaja nga Prizreni: Burri i vaksinuar s’u sëmur, unë jam në gjendje të rëndë

Lexo

- Advertisement - >

Dy pacientë të infektuar me Covid-19, nga shtrati i spitalit Infektiv këtë të mërkurë iu kanë bërë apel qytetarëve që të vaksinohen.

Një grua thotë se ka bërë gabimin më të madh në jetë që nuk e bëri vaksinën. Ajo rrëfen se burri i saj që u vaksinua nuk u sëmur, kurse vetë ajo përfundoi e sëmurë rëndë.

“Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot, njerëz vaksinohuni sa më shumë. Burri i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pavaksinuar u sëmura rënda.”- tha pacientja.

Ndërsa një tjetër pacient iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos hezitojnë, por të vaksinohen.

”Vaksinohuni, vaksinohuni edhe mos hezitoni.”- thotë pacienti.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit