E enjte, 28 Tetor, 2021

Kosova dërgon ushtarë në Shqipëri për ta ndihmuar në luftën kundër zjarreve

Lexo

- Advertisement - >

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka autorizuar dërgimin e pjesëtarëve dhe pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Shqipëri për t’i dalë në ndihmë në shuarjen e zjarreve.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se trupat dhe pajisjet e FSK-së do të vihen në dispozicion të autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies nën kontroll të zjarreve.

Ka disa ditë që Shqipëria po përballet me zjarre të mëdha në pjesë të ndryshme të vendit.

Njoftimi i plotë i Presidencës së Kosovës:

Presidentja Osmani autorizon dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së për ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarrevePas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit