E martë, 30 Nëntor, 2021

Mujës po i mungojnë sondazhet, tash ia matë vizitat Kurtit

Lexo

>

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja është mburrur në 55 ditë të qeverise Kurti, me vizitat e nga disa politikanë të huaj që i kanë bërë Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Sot në Kuvend kryeministri Kurti, ka prezantuar programin qeverisës, një dokument 60 faqesh që është kritikuar shumë nga opozita.

E për programin qeverisës ka folur edhe deputeti i VV’së Armend Muja, i cili ka lavdëruar kryeministrin e tij, duke përmendur vizitat e disa ministrave të jashtëm e president.

>

Ai ka thënë se i ka bërë matjet gjatë ditës së djeshme dhe se qeveria Kurti ka më shumë vizita se gjithë të tjerat brenda këtij afati kohor.

“Në 55 ditët e fundit Kosovën e kanë vizituar disa ministra të jashtëm e president. Hapat fillestar janë të rëndësishëm dhe e inkurajoj zotin Kurti të vazhdoj në këtë mënyrë”, ka deklaruar ai.

>
>

Më shumë

Të fundit