E martë, 30 Nëntor, 2021

Mimoza Kusari na ofendoi’: PDK lëshon mbledhjen e kryesisë

Lexo

>

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njofton se e kanë lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit për shkak të ofendimeve të Mimoza Kusari-Lila nga LVV, thotë ai.

Sipas tij, ofendimet po ndodhin për ta larguar vëmendjen nga pagesa e energjisë elektrike në veri të vendit, që ndodhi muajin e kaluar.

“Sot me Bedri Hamzën lëshuam mbledhjen e kryesisë së Kuvendit për shkak të ofendimeve që vijnë nga grupi më i madh parlamentar nga shefja e grupit më të madh parlamentar znj.Kusari-Lila, që përfaqëson LVV-në. Pra një frymë e njejtë po vazhdon ashtu sic ishte në seancën e javës se kaluar, ku ky pushtet po tenton me ndal fjalën e deputetëve të opozitës dhe mos mi trajtu agjendat tona si parti opozitare.

>

E fundit është zonja Kusari që ka deficite të mëdha morale e çfarëdo qofshin ato për me u quajt deputetët e opozitës si deputetë që më shumë ngjasojnë me banda sesa me parti opozitare”, tha Tahiri, transmeton Gazeta Express.

“Ky opozitarizëm po e rëndon shumë mazhorancën, paaftësia e tyre me drejtu vendin, po i lë tek ajo si me ndal debatin në Kuvend. Kanë ritëm shumë të dobët e të ngathët të qeverisjes që po ndodh në vendin tonë”, shtoi ai.

Tahiri tha se nuk do të ketë bojkot në të ardhmen por, sipas tij “ofendimet e zonjës Kusari vazhduan ashtu sic ishin edhe në seancën e ditës së premte”.

>

“Dëshirojnë më mbulu pagesën e energjisë në veri të vendit, që qytetarët mos me mujt me kujtu”, u shpreh ai.

Më shumë

Të fundit