E martë, 30 Nëntor, 2021

Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”

Lexo

>

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kurtit për skenat e djeshme tek “1 Tetori”.

Ben-Meir ka thënë se është tronditëse të shihen qindra të moshuar të grumbulluar duke pritur për të marrë vaksinën.

Ai më tutje ka shtuar se kjo është dëshmi e dështimit të qeverisë e gjithashtu ka përmendur edhe faktin se Kurti është marrë me zgjedhjet në Shqipëri duke deshtuar të sjellë vaksinën në Kosovë.

>

Ky është postimi i tij i plotë:

Është tronditëse të shohësh qindra të moshuar të grumbulluar së bashku në Kosovë, duke pritur për orë të tëra për të marrë vaksinën e tyre COVID-19. Kjo është një pamje e qartë e dështimit të qeverisë për të trajtuar siç duhet procesin e vaksinimit. Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të futet në punët e brendshme të fqinjëve siç bëri gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, përkundrazi ai duhet të merret me çështjet e menjëhershme që prekin qytetarët e Kosovës. Sipas Gazetës, “Kosova ishte vendi i fundit në Evropë që filloi përhapjen e vaksinimeve, dhe deri më tani, ka marrë 24,000 doza të vaksinave AstraZeneca… dhe 4,680 doza të BioNTech Pfizer”. Është e papranueshme që Kosova ka vaksinuar vetëm 14 përqind të popullsisë së saj, dhe duhet t’i japë përparësi vaksinimit të popullatës së saj më të prekshme, të moshuarve.

>
>

Më shumë

Të fundit