E martë, 30 Nëntor, 2021

Ish-këshilltari i Kurtit: Jam i bindur që Zemaj do ta menaxhonte më mirë procesin e vaksinimit

Lexo

>

Publicisti Shkëlzen Gashi, i cili edhe ka qenë këshilltari i Albin Kurtit ka thënë se ish-Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do ta menaxhonte më mirë procesin e vaksinimit se ministri aktual Arben Vitia.

Gashi ka thënë se është i bindur që ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta menaxhonte shumë më mirë këtë situatë.

“Jam i bindun, madje thellë, që armend zemaj kishte me e menaxhu larg më mirë këtë situatë. marre.”, ka shkruar Gashi.

>

Para sallës “1 tetori” ku po bëhet vaksinimi janë shkaktuar radhë të gjata dhe tollovi, gjë që ka ndikuar në shkeljen e masave kundër përhapjes së koronavirusit, pasi që distanca është e pamundur të mbahet.

Ndaj kësaj ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes një komunikate ka thënë se kjo vjen si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera.

“Grumbullimet e krijuara sot para sallës “1 Tetori”, vjen si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre”, thuhet në njofitmin e ministrisë.

>
>

Më shumë

Të fundit