E martë, 30 Nëntor, 2021

Daut Haradinaj ministrit të Mbrojtjes: Mos ua ndalo veturat gjeneralëve të ushtrisë, me vetura zyrtare shkoni në deti e i dërgoni fëmijët në çerdhe

Lexo

>

Ish gjenerali i luftës së UÇK Daut Haradinaj ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook lidhur me nje vendim të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, i cili sipas Haradinajt u ka ndaluar veturat zyrtare disa gjeneralëve të ushtrisë së Kosovës,.

Haradinaj ka thënë se me vetura zyrtare shumë ministra e zyrtarë të tjerë, shkojë në bregdete dhe po ashtu i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla e çerdhe.Ky vendim sipas tij si bënë nder as Kosovës e as ushtrisë.

Reagimi i plotë:
Në kohën kur Kosova po bën përpjekje për ta fuqizuar ushtrinë e saj, ministri i Mbrojtjes iu ndalon makinat gjeneralëve të Ushtrisë.
Në bregdet po shkoni me makina zyrtare, edhe fëmijët në çerdhe i dërgoni me të njëjtat makina.
Reflekto ministër, sepse me këtë vendim nuk i bëni nder as Kosovës e as ushtrisë sonë!

>
>
>

Më shumë

Të fundit