E martë, 30 Nëntor, 2021

Asamblistja e AAK-së vaksinohet në Serbi: Marre për qeverinë tonë

Lexo

>

Jo pak qytetarë të Kosovës, për shkak të mungesës së vaksinave antiCOVID në vendin tonë, po ua mësyjnë vendeve të rajonit për t’u vaksinuar.

Kështu ka vepruar edhe asamblistja në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arta Haziri-Nuhiu.

Haziri-Nuhiu ka thënë se sot e mori dozën e dytë të vaksinës Pfitzer në Preshevë, teksa shtoi se atje edhe mund ta përzgjedhësh vaksinën që mund ta marrësh.

>

Për mungesën e vaksinave, ajo fajin ia ka hedhur Qeverisë së Kosovës.

“Është për keqardhje që Kosova ende pret ndihma nga BE-ja, numër të vogël vaksinash. Po ashtu, është për keqardhje me e pa qeverinë e vendit tim që në saje inatesh nuk I ka nënshkruar kontratat për furnizim me vaksina. Qeverisja nuk bëhet me sfilata e konferenca shtypi. Marre!”, ka shkruar ajo.

>
>

Më shumë

Të fundit