E martë, 30 Nëntor, 2021

Albin Kurti zotohet se do ta bëjë realitet rregullimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Lexo

>

Kryeministri Albin Kurti ka njofutar për mbledhjen e parë të mbajtur sot të Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurti tha se anëtarë të këtij Komiteti Ndërministror të cilin unë e kryesoj, janë: Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Bekim Jashari, Kryetar i Komunës së Skenderajt, Emin Lati, përfaqësues nga OVL e UÇK-së, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës; Bislim Zogaj, drejtori i Muzeut të Kosovës, Ajet Leci, drejtori i Institutit të Historisë, Sabit Syla, drejtori i Institutit Albanologjik; Hysen Matoshi dhe Arbër Sadiki, përfaqësues nga Shoqata e Arkitektëve.

“Në fjalën e hapjes së mbledhjes, ndër të tjera theksova se tërësia e monumenteve të një vendi, janë historia e tij në imazh publik, imazh i lexueshëm ngado. Deri tani puna e komisioneve, bordeve dhe artistëve ka qenë e shpërndarë. Emrat e rrugëve, shkollave dhe institucioneve të tjera, marrin përsipër të thonë edhe historinë e vendit, edhe historinë e veprimtarive specifike që kryen një popull e një shoqëri”, shkroi Kurti në Facebook.

>

“Së bashku me monumentet, bustet, statujat, komplekset memorialë kanë për qëllim t’i japin peshë historike të përditshmes sonë. Por, ajo që kemi parë të realizohet deri tani është shpesh privatizimi i personaliteteve dhe ngjarjeve historike. Ky privatizim nuk ka ardhur vetëm nga ndjeshmëria e organizatave të ndryshme, por dhe nga neglizhenca e institucioneve në përgjithësi, jo vetëm nga dëshira e të afërmve për të parë të rimëkëmbet vlera e dëshmorit apo patriotit, por edhe nga shpejtësia me të cilën ngrihet një emër dhe ngadalësia për një emër tjetër patrioti.”

“Familja Jasharaj, bëma e saj historike, vetëmohimi i saj radikal, janë gurthemeli historik për sjelljen tonë në të gjitha kohërat që do të vijnë. Por, më shumë se kaq, vetëmohimi i familjes Jasharaj është një shembull botëror i flijimit për liri në çdo cep të botës.”

“Jemi të vetëdijshëm për kompleksitetin e këtij projekti, prandaj do të jemi maksimalisht të kujdesshëm. Do t’u japim kohë procedurave, por kohë nuk do të humbim”, u shpreh Kurti.

>

“Jemi të përkushtuar të realizojmë projektin me të gjitha elementet përbërëse: pjesën e varrezave, konservimin e Kullave të rezistencës dhe bunkerit, objektin e informacionit, amfiteatrin veror bashkë me objekte përcjellëse të tij, muzeun, shtatoren e Adem Jasharit, obeliskun, objektin për Gardën ceremoniale të FSK-së, vend parkingun, parkun e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, zhvendosjen e disa shtëpive të lagjes Jashari, përfshi edhe shtëpitë e familjes Jashari dhe objekte tjera të nevojshme.”, shkroi Kurti ndër të tjerra në Facebook.

Më shumë

Të fundit