E martë, 30 Nëntor, 2021

Kurti u ankua se nuk u informua për rrjedhën e dialogut, Gecaj: A i bie që Kurti nuk dinte as atëherë kur e ‘ka.lli’ Kosovën

Lexo

>

Kurti u ankua se nuk u informua për rrjedhën e dialogut, Gecaj: A i bie që Kurti nuk dinte as atëherë kur e ‘kalli’ Kosovën

Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj, ka thumbuar kryeministrin Kurti i cili u ankua se nuk i ishin dorëzuar dokumentet e procesit të dialogut nga Avdullah Hoti, duke i thënë se a i bie që Kurti nuk i kishte ‘letrat’ dhe nuk dinte për rrjedhën e dialogut as atëherë kur e ‘kal.li’ Kosovën, shkruan Gazeta Metro.

Kryeministri Kurti, ka vazhduar të ankohet se nuk i janë dorëzuar dokumentet rreth procesit të dialogut, e një shqetësim e ka ngritur edhe tek Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, të cilit i ka kërkuar kohë për tu informuar dhe përanditur rreth dialogut.

>

E për këtë ka reaguar edhe zyrtari i LDK’ës, Bajram Gecaj, i cili ka thënë se a i bie që Kurti nuk dinte për rrjedhën e dialogut as atëherë ku e kal-li Kosovën.

Këtë Geca e ka quajtur kundërshtim ‘paushall’ populist duke manipuluar e instrumentalizuar çështje mjaftë delikate.

Postimi i plotë:

>

Kryeministri Kurti ankohet se nuk i ka “letrat” e dialogut. A i bie kjo se nuk i kishte “letrat” dhe nuk dinte për rrjedhën e dialogut as atëherë kur e kal-li Kosovën flakë. Pra, bëri kundërshtim “paushall” populist, duke manipuluar e instrumentalizuar një çështje mjaft delikate e të rëndësishme, vetëm për të ardhur në pushtet.

Më shumë

Të fundit