E martë, 30 Nëntor, 2021

Lista Serbe: Ndihemi të rrezikuar pasi Kroacia paralajmëroi ndërtimin e kampit ushtarak në Kosovë

Lexo

>

Pasi Kroacia ka paralajmëruar ndërtimin e një kampi ushtarak në Kroaci, Igor Simiq i Listës Serbe ka thënë se ndihen të rrezikuar dhe sipas tij ky do të jetë kërcënimi më direkt i paqes dhe shkelje e rezoluës 1244.

“Njoftimi për hapjen e bazës ushtarake e bën popullin serb të ndjehet më i kërcënuar sesa ishte dy ditë më parë,” tha Simiq, duke theksuar se ai nuk mund ta quante lajmin një provokim por një kërcënim të drejtpërdrejtë të paqes, ndër të tjera sepse kishte të bënte me ardhjen e forcave, nga të cilat pësoi populli serb, tha ai.

Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman ka njoftuar, gjatë vizitës në Kosovë se Kroacia do ta ndërtojë një kamp ushtarak në Kosovë, për të krijuar siguri edhe më të madhe në rajon si dhe theksoi mbështetjen e këtij shteti në dialogun Kosovë-Serbi.

>

Kjo, si duket nuk u ka pëlqyer mediave serbe, të cilat, paralajmërimin për ndërtimin e kampit ushtarak kroat në Kosovë e quajtën provokim të ashpër nga Zagrebi.

>
>

Më shumë

Të fundit