E martë, 30 Nëntor, 2021

Arben Ahmeti: Dil Albin, mos u struk, dil, përballu

Lexo

>

Njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti, ka hedhur kritika në drejtim të Kryeministrit Kurti në lidhje me zhvillimet e fundit.
Ahmeti me një shkrim të gjatë në facebook thotë se i njëjti është bërë i ndryeshueshëm dhe se nuk mund të paramendohet se VV-ja së bashku me Listën Serbe të votojnë për pagimin e 11 milion eurove të rrymës në Veri.

“Kjo mund të jetë VV e Shpendit por jo VV e Albinit. Jo VV-ja për të cilën ti e luftove edhe Shpendin e edhe të tjerët me akuzën që duan devijimin e organizatës” shkruan Ahmeti në Facebook:

Postimi i plotë:

>

Albin!

Je ba i ndryshueshëm.
“E kush është i ndryshueshëm është edhe i ndikueshëm.
E kush është i ndikueshëm është edhe i korruptueshëm”.Kështu të paktën Ti ligjëroje e gjykoje njerëz ndër vite.

Gjithë kritikën ndaj opozitarizmit kur të tjerët i shpallje tradhtar, hajna dhe e keqja absolute e vendit, e luftoje duke thëne se jeni bërë të ndikueshëm.
E vetmja e ndikueshme dhe e ndryshueshme aktualisht është lëvizja jote. Sepse nuk mund të paramendohet VV që bashkë me listën serbe voton për 11 milion euro për rrymën në veri.Nuk mund të paramendohet VV që dorëzon UCK-në dhe hyn në dialog.

>

Kjo mund të jetë VV e Shpendit por jo VV e Albinit. Jo VV-ja për të cilën ti e luftove edhe Shpendin e edhe të tjerët me akuzën që duan devijimin e organizatës.Kjo nuk është organizatë e komunitetit që refuzon të nënshtrohet deri në arritjen e Vetëvendosjes.Për dallim nga Ti, unë nuk i gjykoj ndryshimet. E ke të drejtën me ndryshu.

Por, për këtë ndryshim e meritojnë një shpjegim të gjatë ata që të ndoqën, që sakrifikuan, të besuan e votuan. Sepse trk strukesh mund t’u shkojë mendja që je bërë i ndikueshëm, pastaj i ndryshueshëm dhe rrjedhimisht i korruptueshëm.Dil Albin në një studio ku përballesh. Mos inskeno. Mos kërko largim moderatori e as intervista në veturë.
Dil Albin. Mos u struk. Dil, trego, prano. Përballu.

Më shumë

Të fundit