E martë, 30 Nëntor, 2021

Viti 2017, koha kur Gërvalla kritikonte partinë e Kurtit: Partnerët e VV’së janë miqtë e vetëm të Putinit dhe Vucicit

Lexo

>

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një postim me 23 shtator të vitit 2017, kishte kritikuar Vetëvendosjen (VV) se partnerët e saj ishin takuar me Milosevicin gjatë viteve 90’ta,.

Donika Gërvalla, është atakuar në masë të madhe kohëve të fundit për një deklaratë të mëhershme ku thoshte se është e gatshme të deponojë materiale në Gjykatën Speciale.

Madje në media është publikuar edhe deklarata e saj ku ish-shefin e Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, e quante “figurë e botës së krlmlt”.

>

Mirëpo edhe në një postim të vitit 2017, Gërvalla përqeshte VV’në e cila bënte thirrje tek shqiptarët të votojnë një parti të caktuar në Gjermani.

Ajo bënte thirrje që shqiptarët të votojnë kundër atyre që bënte thirrje partia e Kurtit.

Gërvalla në këtë postim thoshte se partnerët e VV’së në Gjermani, gjatë viteve të 90’ta ishin takuar me Milosevicin.

>

“Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t’jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë “Die Linke”. Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar.

Votoni partitë tradicionale, ato që përkrahën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe jo partnerët e VV, të cilët në vitin 1999, në kohën kur bota e civilizuar kërkonte zgjidhje për Kosovën dhe qytetarët e saj, shkonin dhe takoheshin me xhelatin Milloshevic dhe përcillnin mesazhet e tij në parlamentin gjerman”, thuhet në shkrimin e Gërvallës të 23 shtatorit të vitit 2017.

Më shumë

Të fundit