E martë, 19 Tetor, 2021

Zeka: Organizimi i KQZ-së është për faqe të zezë.

Lexo

- Advertisement - >

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, është i shtrirë në spital duke marrë trajtim për shkak të infektimit me COVID-19.

Zeka në një lidhje direkte në Klan Kosova u ankua se i është pamundësuar votimi.

Ai theksoi se organizimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është për faqe të zezë.

“Miliona shkojnë për përgatitjen e zgjedhjeve, të njëjta budallallëqe, sa i përket organizimit të KQZ është për faqe të zezë, ata na telefonuan prapë, disa kemi mundur me votu me kusht, kanë mundur të marrin fletvotime, kur një byrokroci përdoret për ta përdhunuar votën e qytetarit ku përmes votës përcaktojmë fatin e vendit tonë atëherë çfarë të presim tjetër”.

Ish-deputeti shtoi se kjo është hera e parë që atij iu pamundësua votimi.

“Është hera e parë që nuk do të mund të votoj. Tani jam në spital kam komplikime në frymëmarrje, skam ndonjë shqetësim përpos temeperaturës, apeloj te qytetarët që të mos tallen me COVID-19”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit